Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme të Barcelonës B ndaj Villareal B, të cilën katalonasit e fituan me rezultat 3:4.
Manaj realizoi golin e katër për Barcelonën në minutën e 67-të, duke i çuar shifrat në 4-1.
Ky ishte goli i 12 për Manajn, duke konfirmuar edhe një herë se po kalon një sezon të shkëlqyer me blaugranët.