Në ditët në vijim do të ketë surpriza në Për’Puthen, ku konkurrentët e parë do të rikthehen për të sqaruar tema të pashlyera gjatë kohës që ishin në emision.
E dyta që hyri në këtë puntatë është Shqipja, një ndër konkurrentet më aktive edhe pas përjashtimit të saj pas fjalorit të përdorur në studio.
Gjatë hyrjes është transmetuar klipi i saj i parë në program, të cilin ajo e komentoi se kishte lënë nam, duke qeshur.
“Kam lënë nam, kur je brenda është pak e vështirë, emocionet të kaplojnë trupin nuk di si të veprosh, normal kur je shumë e sikletosur bllokohem, eksploziv bombë me sahat. Cdo gjë që kam dashur të them brenda e thashë jashtë, nëse e mbani mend largimi im nuk ishte normal dhe u bë shkak Tea pak a shumë. Jam në një njohje jashtë”, tha Shqipja.