Në KQZ me kërkesë të LSI-së është duke vijuar rinumërimi i 108 kutive për qarkun e Durrësit, pasi kjo forcë politike kërkon marrjen e një mandati në këtë qark.
LSI e ka humbur për 136 vota mandatin që i takonte të parës në listë, Elona Gurit.
Por nga 40 kuti që janë rinumëruar deri tani nuk ka ndryshim rezultati. Mësohet se PS ka humbur një votë, LSI as nuk ka humbur dhe as nuk ka fituar asnjë votë, ndërsa PD ka humbur 7 vota.