Pak ditë më parë në emisionin “Për’puthen” ndodhi një situatë e pazakontë pasi për herë të parë janë përballur analisti i programit dhe një konkurrente. Për të gjithë tensionin e krijuar prej kohësh mes tyre, Sindi dhe Arjan Konomi janë vënë përballë njëri-tjetrit.

Ajo që spikati në bisedën e tyre ishte deklarata e Sindit, e cila u shpreh se komentet e analistit kanë qenë shkaku përse nuk i kanë shkuar mirë takimet me djemtë dhe tani nuk është e përputhur me asnjërin prej tyre.

Përballja e tyre ishte e ashpër, mirëpo më e ashpër ka qenë pjesa që nuk është transmetuar në ekran. Opinionisti i “Për’puthen Prime”, Meridian Ramçaj, ka treguar nëpërmjet një story në llogarinë e tij në Instagram çfarë ka ndodhur vërtetë në përballjen e tyre.

Ai ka treguar se në prapaskenë, Arjani e ka quajtur Sindin rrugaçe, duke i gjykuar gjithashtu edhe familjen e saj. Mirëpo, këto pjesë nuk janë transmetuar për publikun, megjithëse kamerat janë gjatë gjithë kohës të ndezura edhe në prapaskenë.

“E dashur Sindi, me vjen keq per ty qe ofendimet karshi
personit tend jo vetem nuk paskan fund por rridhkan fort si
nje ujvare e eger. Mllefe te medha duhet te jene akumuluar,
por a ka mllef qe e justifikon fjalen ‘rrugace’ ndaj nje vajze te
re 22 vjecare? Shpesh je gjykuar se ngre tonin, nervozohesh,
ofendon, por askush nuk pyeti rrjedhoje e kujt vijne keto
reagime te tuat? Si natyre kurioze qe jam( e di qe shume do
thone c’te duhet ty ndaj Po e specifikoj me pare) , do te doja
te dija cilat jane ato vajza, gra, motra, nena qe e presin fjalen
‘rrugace’ nga te tjeret me nje qetesi zen dhe pa u merzitur,
qare apo nervozuar? O Te dalin hapur se qenkan o shenjtore
e do I shpallim heroina ose ka dicka qe nuk shkon me to!
Perpara se te gjykoni dike, kerkoni te shihni te verteten dhe
jo metrazhe filmi te keputura! Uroj qe e verteta te
transmetohet per ty Sindi, pasi rasti yt sinqerisht po me
duket I patolerueshem dhe antisocial!!!
PS: UROJ TE TE
TRANSMETOHET DEBATI
YT ME
“MENTORIN” .MJAFT E
NDIHMUAN TE DALI
POZITIV DHE E I DREJTE
NE SY TE PUBLIKUT.
BISHTI QENIT, BISHT
QENI MBETET SADO TA
ZBUKUROJNE!”