Nga Adriatik Doçi/

Në fakt, gjyqi qesharak është thjeshtë një marifet për të mos lëshuar PD nga flokët. Është mashtrim. Nuk do ketë proces gjyqësor. Përfshirja në listën e zezë nga SHBA nuk është një vendim gjykate, as një akt individual, dhe si i tillë nuk mund të goditet në gjykatë. Është njëlloj sikur ju të ndaloni njërin në lagje që të vijë për vizitë në shtëpinë tuaj, pasi besoni se është hajdut dhe u përlan ndonjë send.

Të gjithë e njohim ndonjë hajdut në lagje, qytet apo urban. E kuptoni sa absurde do të ishte që, njëri, të cilit i ka dalë nami për hajdut, t’ju kërkojë llogari pse nuk e pranoni në shtëpi për vizitë, t’ju kërkojë prova dhe aq më tepër t’ju hedhë në gjyq?! Qesharake, cinike, hipokrite dhe absurde!
Thotë se cilësimi nga DASH si një Familje e korruptuar është i pabazë dhe i pavërtetë?
Po ku e di ai se është i pa bazë kur nuk e ka parë dosjen?
Po raportin e DASH, i cili thotë korrupsioni është shtrirë në çdo degë të qeverisjes, pse e tund me shkumë në buzë si flamur të së vërtetës?
Pse Berisha dhe PD u besojnë verbërisht DASH dhe SHBA kur futën në listën e zezë Tom Doshi dhe Vangjush Dakon, por nuk u besojnë kur shpallin non grata Familjen Berisha?
Pse PD del në konferenca shtypi dhe kthen në kauzë, me të drejtë, rapprtet e DASH për drogën, trafiqet, aferat qeveritare etj., ndërsa për Familjen Brrisha nuk i besojnë DASH dhe i kërkojnë prova?!
Megjithatë, provat për korrupsion janë sot publike. Lexoni investigimet me fakte që konfirmojnë perandorinë e tij të korrupsionit.
Berisha aludon se pas futjes së tij në listën e zezë fshihet Soros. Ky është një tjetër mashtrim, për të mbajtur peng PD-në. Dosjen e ka përgatitur administrata Tramp, kundërshtari më i përbetuar i Soros.
Të dashur demokratë të ndershëm zgjohuni! Ju mashtroi 30 vite më parë, duke u maskuar si anti-komunist, ndërkohë që doli i nga zyra e Ramiz Alisë, oxhaku i Nexhmije Hoxhës dhe varka e fëmijëve të Enverit. Besoj se i keni parë fotot! Thua të jenë rastësore?!
Ju mashtroi për t’u ricikluar në pushtet, për pasurimin e Familjes së tij, me maskën e duarve të pastra.
Tani po ju mashtron për të përdorur PD-në si mburojë kundër veprimit të drejtësisë dhe ndëshkimit nga Perëndimi. Kërkon të tërheqë PD-në në batakun e fundit të tij politik.