Vaksina e zhvilluar nga laboratori francez Sanofi së bashku me britanikun GlaxoSmithKline(GSK) publikoi sot rezultatet e fazës së dytë të provave klinike. Rezultatet e fazës 2 tregojnë se vaksina “shkaktoi prodhimin e antitrupave neutralizues tek të rriturit e të gjitha moshave në nivele të krahasueshme me të personave që janë rikuperuar nga Covid”.
Një studim i fazës 3, i fundit tek njerëzit përpara se të miratohet vaksina e bazuar në proteina rekombinante, do të fillojë në javët e ardhshme, raporton abcnews.al
Sipas të dhënave deri më tani, vaksina ka nxitur prodhimin e antitrupave në 95% deri 100% të rasteve pas një doze të dytë në të gjitha grupmoshat (18 deri në 95 vjeç). Tek të gjithë pjesëmarrësit që ishin infektuar tashmë me Covid-19, një dozë e vetme e vaksinës i bëri ata të prodhonin nivele të larta të antitrupave neutralizues.
Vaksina kandidate kundër Covid, Sanofi dhe GSK përdorin të njëjtën teknologji si vaksina e gripit sezonal Sanofi. Ajo do të kombinohet me një ilaç ndihmës, një substancë që vepron si një përforcues i vaksinës, i cili prodhohet nga GSK.
Njoftimi i sotëm është një lehtësim për Sanofi dhe GSK pasi ata u detyruan të rifillonin edhe njëherë provën e tyre dhjetorin e kaluar, pasi vaksina tregoi një përgjigje të ulët imune tek të moshuarit si rezultat i formimit të dobët të antigjenit.
Kjo gjithashtu lejon që të dy kompanitë të jenë pjesë e garës së vaksinave kundër Covid-19.