Vetëm 2 ditë më parë Geliani u deklarua vetëm për Sarën në emision , pasi kjo e fundit e kishte bërë këtë gjë që javën e shkuar.
“Nuk e shoh veten me asnjë tjetër nga vajzat. Ka qenë një ndër pëlqimet e mia. Do ta shikojmë më vonë se si do të shkojë. Takimi me Sindin ka qenë shumë i bukur por unë nuk kam ndjenja, me vajzat e tjera unë kam shumë respekt. Kjo është deklarata ime”, tha Geliani.
Kjo deklaratë u finalizua me një kërcim romantik nën tingujt e muzikës së Ed Sheeran. Ndërkohë gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as ngacmimet e vazhdueshme mes Sarës dhe Atdheut. Ata të dy kanë pasur një lidhje shumë të fortë në fillim bashkë e madje shkëmbyen e puthje, por gjërat më vonë ndryshuan.
Mirëpo asgjë nuk është harruar nga të dyja palët e madje sot Atdheu dhe Sara i kanë habitur të gjithë me një foto të përbashkët. Djali nga Kosova ka postuar në Instagram një foto me Sarën, në të cilën të dy shihen shumë pranë njëri-tjetrit dhe Atdheu i ka hedhur krahun Sarës rreth belit.
“Shif para se mbrapa jam unë”, ka shkruar Atdheu përkrah fotos.
“Bashkë zihemi, larg njëri-tjetrit nuk rrimë dot”, i komentoi Sara më pas poshtë fotos.
Por çfarë ka për të thënë Geliani pas gjithë këtyre deklaratave të forta?
Ai ka postuar në Instagram një foto ku një vajzë shihet duke zgjedhur mes disa maskave dhe përkrah imazhit Geliani ka shkruar:
“Cilën fytyrë përdore sot?”.
Më pas ai ka etiketuar Sarën në një postim ku shkruan: “Dil që këtej”.
Të gjitha këto janë mesazhe të drejtpërdrejta për Sarën, të cilat duket se ajo i ka marrë me shumë sportivitet. Madje Geliani ka hequr Sarën nga lista e ndjekësve të tij, ndërkohë që kjo e fundit nuk e ka bërë këtë gjë. Nuk e dimë nëse e gjithë kjo është një lojë nga ana e treshes për të marrë më shumë vëmendje, por pritet ta shohim në vijim se çfarë do të ndodhë me këtë histori.