Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka anuluar takimin që kishte planifikuar sot, me strukturat e PD-së në qytetin e Korçës.
Burimet ne seline blu informojne se Basha ka njoftuar strukturat në Korçë se nuk do të shkonte në takim dhe se do ta linte për një ditë tjetër.
Basha nuk ka dhënë asnjë arsyetim për anulimin e këtij takimi, por me sa duket shpallja nga DASH person “non grata” ka detyruar Lulzim Bashën që të mos udhëtojë drejt qytetit juglindor.
Denoncimi i korrupsionit të qeverisë së Ramës në kohën kur “babai” i tij politik Sali Berisha është cilësuar si “babai” i korreupsionit në Shqipëri, do të ishte jashtë çdo sensi.
Ndoshta ka qëndruar në Tiranë, në tentativë për të realizuar skenarin e vrasjes së “babait” politik, tashmë që dhe SHBA zyrtarisht e ka shpallur të padëshirueshëm, si të kurruptuar në nivelit të lartë dhe si një rrezik për reformat në vend!
Nuk ka marre fund vetem karriera politike e Sali Berishes, njeriu qe ka ka drejtuar per 30 vite me dhe pa mandat PD, por nese nuk operohet shpejt terheq me vete ne “varrin politik” dhe tere partine! (TemA)