Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bajram Begaj, në fjalën e tij tha se kjo stërvitje dhe përzgjedhja e Shqipërisë vë në dukje rëndësinë e pozicionit tonë strategjik në një rajon të brishtë por edhe vlerësimin e rolit të vendit tonë.

“I uroj mirëseardhjen gjithë personelit amerikan këtu dhe i siguroj që mikpritja shqiptare nuk do t’i zhgënjejë. Shtëpia e shqiptarëve është e Zotit dhe e mikut. Së bashku jemi të gatshëm të përballemi me çdo vështirësi”, tha Begaj.