Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, një në 10 amerikanë janë infektuar me Covid-19 nga një total prej 33.3 milion rastesh të konfirmuara. Por besohet se numri i rasteve është më i lartë se shifrat zyrtare.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësojnë se një në tre amerikanë janë infektuar me Covid-19 – me numrin zyrtar të rasteve që besohet të jetë 115 milion.
Normat zyrtare të rasteve janë më të larta në pjesën veriore të Dakotës, Rhode Island dhe Dakotën Jugore, me më shumë se 14% e popullsisë e infektuar që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa numri i rasteve është më i ulët në në Hawaii, Vermont dhe Oregon – ku më pak se 5% e popullsisë është infektuar me Covid-19.