Vendimi i sekretarit Amerikan të Shtetit për Sali Berishën është natyrisht një nga ata akter që shkaktojnë tërmet të vërtetë.

Jo më kot disa media pranë Berishës hapën lajmin se në “Rrugën e Elbasanit” ka ndodhur një “shpërthim i rëndë”.

Një lajm totalisht i rremë, por që duket vinte direkt nga një linjë e qartë politike. Tek “Rruga e Elbasanit” ndodhet as më pak e as më shumë por Ambasada e SHBA në Tiranë.

Lajmin e ka hapur Alice Tayler, e cila në vitin 2019, gjatë protestave të dhunshme të PD-së para Kryeministrisë u bë protagoniste në shkrimet që publikoi në disa media ruse.

“Jam edhe në rrugën e Elbasanit, shumë zhurmë dhe të gjitha dritaret dhe dyert u drodhën. Mendoj se ishte një tërmet për një sekondë, por ishte shumë i shpejtë. Goditje dhe pastaj lëkundje menjëherë pas”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Ndërkaq, një tjetër efekt i këtij vendimi dramatik të DASH ishte se një pjesë e enturazhit të njohur të klaneve Berisha dhe Meta, nisën të hapin fjalë se kemi të bëjmë me thjesht “mos dhënie vize” për Sali Berishën.

Kur në fakt mos dhënia e vizës ka ndodhur në vitin 2018, ndërkohë sot ai është future në listën e zezë me një motivacion shumë të rëndë për Sali Berishën.

Çështja nuk është thjesht ndalim udhëtimi, por është një vendim i fuqishëm politik që kur i jepet një politikani të nivelit të Sali Berishës, është goditje mjaft e fuqishme.

Ndërkaq, kur nuk ka pirë ujë kjo tezë, kanë nisur kërcënimet se damkosja e Berishës në të zezë në SHBA do të sjellë kryengritje të brendshme dhe kanë nisur kërcënimet.

Do të ishte mjaft kurioze për të parë se sa do të mblidheshin në shesh për të mbrojtur Sali Berishën, do të ishte mjaft kurioze, pasi sinjalet e popullaritetit të ish-kryeministrit u panë në votat prederenciale.

Por edhe kjo manovër, duket se nuk ka ngjitur por vetëm aktivizuar të gjithë “ushtrinë” digjitale” të Doktorit, që në fakt është keqpërdorur për 8 vjet duke bërtitur “ujku”, “ujku” për çdo gjë, e sot kur vërtetë duhet të bërtasin, si dëgjon kush…

TemA