Kryeministri Zoran Zaev përmes Facebook-ut ka njoftuar se nga nesër kufiri me Greqinë do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kanë test negativ për Covid-19, dëshmi për dy doza të pranuar të vaksinës, ose rezultat pozitiv për antitrupa.
“Patëm një takim të shkëlqyeshëm me Kryeministrin e Greqisë, Micotakis. Më njoftoi se duke filluar nga nesër, 14 maj 2021, hapet vendkalimi kufitar Evzoni, për të gjithë qytetarët e RMV-së, që kanë test negativ PCR, dëshmi për dy doza të pranuara të vaksinës anti-covid ose rezultat pozitiv për antitrupa”, shkruajti kryeministri Zaev në Facebook.