Italia ka regjistruar një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve me covid-19. Sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore në Itali, gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 9148 persona.

Ndërkohë vetëm një ditë më parë në Itali u infektuan brenda 24 orëve 12965 persona. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën 144 persona të infektuar me Covid-19. Ndërsa një ditë më parë humbën jetën për shkak të covid-19, 226 persona. Ndërsa në total, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 121.177 viktima