Turistët po kthehen gradualisht në qytetin lagunë të Venecias, pasi Italia hoqi detyrimin që udhëtarët nga Bashkimi Europian, zona Shengen, Britania dhe Izraeli të karantinohen.
Në fundjavë pati turistë nga Gjermania, Franca, Austria dhe Zvicra.
“E dimë që do të duhet pak kohë derisa qyteti të mbushet me turistë dhe shpresojmë sa më shpejt për këtë,” thotë Roberto Menin, që punon në një dyqan akulloreje. Qeveria italiane në përpjekje për të tërhequr sa më shumë turistë, vendosi të ofrojë dhe teste falas në aeroporte.
Turizmi përbën një të tretën e ekonomisë italiane dhe vendi nuk e ka luksin të humbë një tjetër sezon turistik. Ndërkohë, nga Qershori mbarë Bashkimi Europian do të zbatojë një plan të unifikuar të regjistrimit të të vaksinuarve, të testuarve dhe të shëruarve.
Në Britani, pasagjerët e linjave ajrore janë më të lehtësuar tani që fluturimet ndërkombëtare po rifillojnë dhe nuk ka më nevojë për karantinë. Britania i ka ndarë vendet e origjinës në tre kategori bazuar në numrin e infektimeve nga koronavirusi normën e infektimeve.
Drejtori ekzekutiv i “British Airëays Sean Doyle”, tha se udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara është jetik për ekonominë britnaike.
“Ka shumë qytetarë britanikë që jetojnë në ShBA dhe në Kanada dhe gjithashtu jemi të varur nga biznesi me ShBA-në. Është shumë e rëndësishme që ekonomia të jetë e hapur,” tha ai.
Kryeministri Boris Johnsonju bëri thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në këtë fazë të re të hapjes.