Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ka nisur javën në shoqërinë e mamasë, ndërsa e ka vizituar atë në shtëpinë e saj në lagjen historike të Elbasanit.
“S’ka më mirë se ta nisësh javën në shoqërinë e mamit dhe në oborrin e saj, për të cilin është kujdesur me aq shumë dashuri”, shkruan Kushi në postimin e saj në rrjetin social Facebook.
Kushi nënvizon se mamaja e saj e ka kryer tashmë vaksinimin dhe “më në fund”, shprehet ajo, “ne mund të takohemi pa shqetësimin dhe frikën se mund të dëmtojmë shëndetin e njëra-tjetrës”.
Ministrja në fund të postimit të saj ka cilësuar se vaksinimi po ecën me ritme shumë të mira dhe ka ftuar çdo prind t’i kushtojë rëndësi këtij procesi dhe shumë shpejt të hedhim pas këtë periudhë të vështirë.