Një nga temat e diskutuara në Absolut 4 rreth pandemisë ishte dhe ajo e variantit indian të koronavirusit i cili tashmë është një nga shtamet më të rrezikshme që po mbizotëron në botë.

Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, raste të këtij virusi në Shqipëri aktualisht nuk ka, por kjo nuk do të thotë që ai nuk mund të vijë në të ardhmen.

“Nuk ka dyshime për praninë e variantit indian në Shqipëri. Mutacionet janë mbi 1000. Shtamet dominonte janë ato që kemi kaluar 4-5. Ky variant është dominant mbi shtamet e tjera aq sa u bënë dhe ndaj virusit të gripit saqë nuk e lejuan të shfaqet gjatë këtij sezoni.

Raste nuk kemi, por askush nuk përjashton mundësinë e ardhjes sepse është prezent në 44 shtete. Në janar patëm një rritje të shpeshtësisë dhe ishte e qartë që kishte ardhur varianti britanik”, tha Brataj.