Në turin e takimeve me demokratët pas humbjes së zgjedhjeve, Lulzim Basha nga Durrësi u zhvendos pasditen e sotme në Lezhë. Kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu në një postim në Facebook shprehet se Basha e ka sulmuar gjatë fjalimit të tij dhe për këtë arsye i kthen një përgjigje të fortë në rrjetet sociale.
“Na paska ardhe ne Lezhe Lulush Basha ne kete sorollatjen, si por…a neper breke, dhe si i vrerosur na paska permende emrin! E para, tu kerkoje falje Lezhjaneve se jua cove Frang Bardhin ne Has!
E dyta, a se din Lulush se jam anetar i Partise Socialiste, dhe si thu ti, duhet te punoja per ty ?! Qenke holle fare nga mendja o i ziu ti!
Nje shok imi me tregoi nje histori me nje zetorist qe mbushi rimorkion me njerez dhe u nis me turr ne destinacion. Mirepo ju kthy ne ane rimorkio dhe u demtuan njerezit. Zetori asgje. Zbriti ky shoferi i vrerosur duke ju thene, o sa keq me vjen se ju vrava! Mos te vije keq thane keta, se mire na e bere, perderisa hypem ne zetor me ty!
Shko e fshihu diku e mos bej me kumtesa te fortesh e fytyrengrysur, se ty ste pyet roja i PD, jo me te intimidosh nje kryetar Bashkie! Karabush” shkruan ai.
PD nuk e njeh humbjen e zgjedhjeve në 25 Prill duke akuzuar për manipulim të procesit dhe për këtë arsye kërkon pavlefshmëri në 9 qarqe të vendit.