Në shkurt të këtij viti, kantautori i dashur për publikun, Flori Mumajesi humbi nënën e tij, e cila nuk mundi të fitojë betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej disa kohësh. Ditët e fundit të jetës ka qenë e shtruar në spital, ku merrte mjekimin.

Flori ka qenë mjaft i lidhur me nënën e tij,të cilës në vitin 2014 i dedikoi dhe një këngë me notat më të ndjera.

Së fundmi, ai ka folur për herë të parë për humbjen e nënës së tij nëpërmjet një postimi një InstaStory, ku ka rrënqethur me fjalët dedikuar së ëmës së ndjerë.

“Hera e pare qe nuk me vjen mesazh nga ty. Nuk ka dite qe se vuaj mungesen tende, por edhe pse u mundova te mos dorzohem, sot gati ndihem i dorzuar pa ty, se mka marr malli me tmbajt ere nqafe, mka marr malli me tputh, me tpa, me tprek, me mshkrujt sapo me ke pare ne tv, e te me thuash si dola dhe pastaj te marr ne tel e tflas me ty, me ta degju zerin e me mthon DJALI MAMIT”, ka shkruar Flori.