Reperi Arkimed Lushaj u ka dalë kundër shokëve të tij, të cilët sipas tij, janë fajtorët e vetëm për vdekjen e Mehmet Qemës, i cili u qëllua nga Marjus Dema.
Në një postim në Instastory, Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi shkruan se shteti nuk ka faj, por shokët e që e lanë gjysmë ore Qemën pa e çuar në spital, pasi kishin mendjen të pastronin vendin, të mblidhnin gëzhojën e të fshihnin armën.
“I bëj thirrje të gjithë mediave mos të besojnë këdo në këtë histori të dhimbshme sepse bëhet fjalë për një djalë që është vrarë aksidentalisht. Po, është e vërtetë por fajin s’e ka shteti, por shoqëria që e lanë 30 minuta pa e dërguar në spital … sepse mblodhën gëzhojën. Pse u gjet pistoleta e hedhur?
Ndërkohë që duhet të merrnin viktimën në krah e ta dërgonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek Spitali Nënë Tereza e dimë s’ka policë. Kështu që i bej thirrje mediave, mos besoni këdo, kini kujdes!”- shkruan reperi, status të cilin e fshiu më vonë, por që IconStyle e ka ruajtur dhe e ka publikuar sot.
Si ndodhi ngjarja?
Qema bashkë më miqtë e tij ishin mbledhur në një lokal të marrë me qira nga Marjus Dema që është një kohësisht dhe autori i krimit. Fillimisht u raportuar se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Autori dhe pesë shokët që ishin dëshmitarë janë vënë në pranga tashmë, pasi akuzohen se kanë pastruar skenën e krimit. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm, pasi në lokalin ku ndodhi krimi është gjetur një makineri që prodhon bitcoin.