Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, pas një takimi me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu deklaroi se “qëllimi i takimit tonë të sotëm ishte të hapnim një proces për të arritur një mirëkuptim fillestar dhe, nëse është e mundur, normalizimin gradual të situatës në planin afatgjatë”.
Ministri i Jashtëm grek gjithashtu theksoi se ”takimi i sotëm ishte një mundësi për të pasuar një takim midis kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit Erdogan në kuadër të samitit të NATO-s më 14 qershor”.
Dendias tha se diskutimi përfshiu të gjitha çështjet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, por edhe marrëdhëniet BE-Turqi dhe vuri në dukje se si Greqia dhe Turqia janë plotësisht të vetëdijshme për pozicionet e ndryshme dhe në disa çështje mjaft serioze, të kundërta me pozicionet që argumenton secili.
Ata gjithashtu ranë dakord për njohjen reciproke të certifikatave të vaksinimit Covid-19, në mënyrë që qytetarët e të dy vendeve që janë vaksinuar ose kanë një test negativ të mund të vizitojnë njëri- tjetrin.