Prej dy ditësh, rrjeti po zien nga puthja e bujshme e Melisa Lleshit dhe Andi Shehut, dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” që finalizuan dashurinë e tyre jashtë emisionit.
Pas kaq shumë kohësh kryefjala e rrjetit dhe pas shumë aludimesh për një romancë, ata konfirmuan lidhjen në videoklipin e ri të Melisës, “Leje”. Ky projekt arriti 1 milion klikime brenda 24 orëve dhe për të festuar këtë arritje, Melisa ndau në Instagram një foto me Andin, duke i treguar botës sa shumë e do.
“S’di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës, apo për faktin që tani mund t’i tregoj botës sa shumë të dua. Oh prit, ndoshta vetëm për këngën, pasi ti je bota ime.”- shkruante ajo. Pas këtij konfirmimi kaq të bukur të lidhjes, ka ardhur sigurisht edhe komenti i Andit. Ai ia ka kthyer dashurinë partneres ‘me të njëjtën monedhë, duke i komentuar krahas fotos së tyre:
“Të dua! Jam shumë krenar për ty zemra ime.”
Epo le të plasin çokollatat që kaq shumë i kemi pritur! Ata të dy duhen dhe kjo punë ka marrë fund!