Olti dhe Lindita duken gjithnjë e më afër pranë njëri-tjetrit. Kjo u pa edhe në takimin e dhënë puntatën e sotme në Përputhen40.

Ata drekuan në një restorant ku pinë edhe verën me gotat e personalizuara që Olti i kishte bërë dhuratë.

Lindita kërkonte komplimente nga Olti duke e pyetur herë pas here se si i dukej.

“Të dukem seksi?” pyeti Lindita. “Shumë,” i përgjigjet Olti.

Megjithatë pasi pinë verën, filluan kapjet e duarve dhe Olti i vodhi edhe një puthje shkarazi në buzë Linditës.