Tirana kryeson me portofolin më të lartë të kreditit nga sistemi bankar gjatë 3- mujorit të parë 2020.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, Tirana është qarku i vetëm ku portofoli i kredisë është zgjeruar me rreth 10 miliardë lekë më shumë krahasuar me fundin e vitit 2020.
Tirana kryeson prej disa vitesh me një rritje të qëndrueshme të portofolit të kredisë për ekonominë, si qendra më e madhe urbane dhe ekonomike e vendit.
Në fund të tremujorit të parë të këtij viti, huaja në qarkun e Tiranës përbënte 75.7% të portofolit total të huasë dhënë nga sektori bankar, nga 74.8% që zinte një vit më parë.