Moderatorja Eni Vasili është shfaqur së fundmi në emisionin “Open” me dorën e fashuar. Teleshikuesit u bënë kuriozë për të ditur se ç’i ka ndodhur dhe ajo ka vendosur që të sqarojë publikun nëpërmjet një videoje në Instagram.

Eni ka treguar se ky problem i ka ardhur si pasojë e shtatzënisë. “Nuk jam rrëzuar dhe nuk kam probleme të ngjashme. Kam një problem që shumë gra shtatzëna me siguri e kanë provuar dhe quhet sindroma e tunelit garpal, që ka lidhje me kyçin e dorës dhe nervat e tij që në një moment gjatë shtatzënisë krijojnë hematomat dhe inamohen duke ma bërë të vështirë të kryej veprime bazike. Por jam mirë”, u shpreh Eni.