Struktura e Posaçme Antikorrupsion i ka bërë kërkesë Policisë që të arrestojë kandidatin e LSI-së, Etion Joka në lidhje me krimet zgjedhore.
Kujtojmë se Etion Joka, i cili ishte i 22 në listën e LSI për qarkun e Tiranës, u shfaq në një video, duke blerë vota.
“Një votë po ma humb më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohej të thoshte Joka në video.
Joka mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim.