Një lajm të madh për shqiptarët, Partinë Demokratike dhe mbi të gjitha demokracinë shqiptare. Kështu e ka cilësuar shpalljen ‘non grata’ nga ana e SHBA-ve të Sali Berishës, aktivistja Brizida Gjikondi. Gjikondi është shprehur se demaskimi dhe zhburrërimi që iu bë Berishës nga SHBA i jep fund tranzicionit shqiptar. “Kjo është një nga nderet më të mëdha që na ka bërë Amerika. Vetëm një ndërhyrje nga jashtë mund të na tundte themelet dhe të na godiste kokën e qelbit që kemi ne këtu. Disa kanë thënë që ne jemi turpëruar ndërkombëtarësisht, por unë nuk mendoj kështu. Mendoj se goditja e personazhit kryesor që me fije të padukshme dhe të dukshme cenon stabilitetin na nderon edhe ndërkombëtarisht”, tha ajo në një bisedë.
Sipas saj ky vendim i SHBA vjen pasi është vërtetuar gjithccka me kujdes. “Është e shmëtuar dhe infantile kjo që thotë Berisha. Para dy ditësh ambasadorja amerikane kur e pyetur për Tom Doshin tha tekstualisht që ne ccdo lloj vendimi që marrim i bashkëngjisim një dokumentacion provues. Dhe është e papranueshme që Basha dhe Berisha të bëjnë një kërkesë në SHBA që ‘na tregoni që jeni sorosianë’. Vetë Basha është produkt i shkollimit të Sorosit. Këto janë broçkulla përmes të cilave gjithnjë është fshehur Berisha”, vijoi Brizida Gjikondi.
Duke folur për kohën e gjetur për bërjen publik të këtij vendimi, në intervistën e dhënë për Report Tv aktivistja Gjikondi shprehjet se SHBA është shumë e kujdesshme kur godet. “Nuk godet në prag të zgjedhjeve apo ata që kanë pushtet politik në një moment të caktuar. Me këtë goditje SHBA dha një mesazh edhe PD-së që të shkëputen nga e kaluara. PD nuk është produkt i Sali Berishës por i mijëra shqiptarëve. Kjo është një goditje që e rigjeneron Partinë Demokratike. Nuk e lexoj vetëm për korrupsionin personal të Sali Berishës por për korruptimin që ai i ka bërë politikës shqiptare”, tha ajo.
Në përfundim, Gjikondi thotë se Sali Berisha nuk ka më asnjë moral që të shkojë në Parlament. “Kur iku Tom Doshi nga Kuvendi që nuk kishte asnjë argument tjetër përveç shpalljes ‘non grata’, për Berishën kishte argument shterues ligjor. Ishin të radhitura shkeljet. Madje kishte edhe paralajmërime për zgjatimet e tij. PD nuk mund të jetë më vegël imuniteti për Bashën dhe Berishën. Nuk mund të ketë imunitet të përjetshëm”, tha ndër të tjera në intervistën e dhënë për Report Tv aktivistja Brizida Gjikondi.