Ish Kryeministri Sali Berisha dhe Kreu i PD Lulzim Basha gjate ceremonise ku ish Presidenti, Rexhep Meidani u vleresua me "Dekoraten e Flamurit Kombetar", ne 76-vjetorin e tij te lindjes. Dekorata iu dha ish-presidentit me motivacionin “Ne shenje vleresimi dhe mirenjohjeje ndaj pergjegjesise se larte shteterore dhe atdhetare te treguar si President i Republikes se Shqiperise ne vitet 1997-2002"./r/n/r/nFormer PM Sali Berisha and DP Leader Lulzim Basha during the ceremony where former President Rexhep Meidani was awarded the "National Flag Decoration", on his 76th birthday. The award was given to the former president with the motivation "As a sign of appreciation and gratitude for the high state and patriotic responsibility shown as President of the Republic of Albania in the years 1997-2002".

Ish Presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij, janë shpallur sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit si të padëshiruar për të hyrë në SHBA.

Vendimi i publikuar në faqen e internetit të DASH si dhe deklarata e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken përfshin si të padëshirueshëm dhe familjen e tij, duke përmendur me emra dy fëmijë Argita Berisha Malltezi e Shkelzen Berisha dhe bashkëshoprtes Liri Berisha.

“Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”, thuhet mes të tjerave në vendim.

“Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjet antikorrupsion dhe masat e përgjegjshmërisë. Me këtë përcaktim, unë rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”, thuhet në deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit.

Ndërkohë që në përfundim, deklarata e DASH ka dhënë përcaktimin e qartë se ““Ky përcaktim riafirmon angazhimin e SHBA për mbështetjen e reformave politike thelbësore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë në krah të popullit të Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë kompetenca si kjo për të nxitur kërkesën e llogarisë ndaj aktorëve të korruptuar në këtë rajon dhe globalisht,” thotë në deklaratën e tij Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Janë tre përcaktime të qarta, konkrete dhe që shërbejnë si mesazh jo vetëm për drejtësinë por dhe për politikën shqiptare.

Parë në këtë këndvështrim, ajo që të bie ndërmend është pyetja: Do të heqë dorë Sali Berisha nga mandati i deputetit dhe do të largohet përfundimisht nga salla e Kuvendit të Shqipërisë dhe politika shqiptare?!

I pesti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, Berisha ka një mandat të sigurtë deputeti, ndërkohë që opozita ka pasur si “kalë” beteje të politikës së saj luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Madje më se njëherë Lulzim Basha ka deklaruar se ai është dhe njeriu që i dha jetë ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri, duke paralajmëruar gjatë fushatës se nuk do të ketë në listën e kandidatëve asnjë të inkriminuar dhe të korruptuar.

Tashmë Sali Berisha është shpallur person i padëshirueshëm nga DASH dhe i ndalohet familjarisht hyrja në SHBA, do të ndërmarrë aktin e dorëzimit të mandatit të deputetit, apo do ta kemi sërisht “barrë” në Parlamentin e Shqipërisë.

Dhe nëse nuk heq dorë vullnetarisht, e ka fuqinë kryetari i PD Lulzim Basha që ta përjashtojë nga grupi parlamentar?!

Mbetet për t’u parë, nëse Berisha do të jetë në Kuvend! Njëherë të shohim nëse do të reagojë me shpejtësi Basha për qëndrimin amerikan, ndaj ish kreut të PD.

Partneret tane, SHBA dhe BE me se njehere kane kerkuar nje parlament te paster dhe pa elemente te kurruptuar dhe te inkriminuar ne radhet e deputeteve. (TemA)