Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe djali i tyre Kajan të shtunën e kaluan në Butrint. Veliaj ndau me ndjekësit në Instagram një foto me Kajan. Kajani ka hipur mbi shpatullat e babi Erionit dhe të dy shijojnë panoramën që ofron Butrinti.

E ndërsa poston foton, Veliaj shkruan se kjo herë e parë e Kajanit në Butrint do të jetë e paharrueshme. “Ec kali ec! Hera e parë në Butrint, e paharrueshme!”, shkroi Veliaj.