Kreshnik Spahiu, komentoi shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe familjes së tij nga ana e SHBA.

Ai paralajmëron të tjera fakte nga SHBA, ku pas dy muajsh sipsa Spahiut, Berishës do ti publikohet dosja.

“Mos i besoni përrallat me SOROS. Vendimi për shpalljen Non-Grata të familjes Berisha u mor në dhjetor 2018 nga qeveria republikane e Trump, njeriu më anti-soros në planet.

Demokratët amerikanë thjesht bën publike vendimin e republikanëve.

Duroni dy muaj, në publikimin e dosjes”, shkruan Kreshnik Spahiu.