Ronald Koeman do ta ndjekë si tifoz Barcelonën në sezonin e ardhshëm, jo si trajner i saj. Siç raportoi gazetari Roger Saperas në programin e “Esports Rac1”, “Tu Dir às”, klubi katalanas ka vendosur të mos e vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin hollandez në masën 99 %, pavarësisht se ai ka ende një vit kontratë më shumë.
Pavarësisht takimit të së enjtes së kaluar në një restorant në Barcelonë, ku të dyja palët treguan një vullnet të mirë, sipas të njëjtit stacion, vetëm nëse klubi nuk gjen alternativë bindëse për Koeman do ta shpëtonte pozitën e trajnerit holandez. Rezultatet e ndeshjeve të fundit në kampionat, hedhja në erë e titullit, që ishte më pranë se kurrë, e kanë mjegulluar sezonin e Koeman në stolin blaugrana.
Presidenti i ri i Barçës, Joan Laporta, nuk e ka pasur hollandezit si “bast” personal. Shkarjet e skuadrës në lojërat e fundit, të cilat i kanë kushtuar titullin e La Liga-s, pasi arriti të hyjë në luftë pas një faze të dytë spektakolare, i kanë vënë “vulën” fatit të Koeman në “Camp Nou”. Sapo balugranat i shuajtën përfundimisht dje opsionet e titullit të La Liga-s, Laporta u bind plotësisht për të kërkuar alternativën në stolin e të tijve.