/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi sot se në Lushnjë vijon shpërndarja e kartave të naftës falas.

Braçe tha se “nafta falas për bujqit. Në Lushnjë vijon shpërndarja e kartave të naftës falas. Sepse edhe kjo nuk ishte “naftë për zgjedhje”, “naftë për vota”, ishte dhe do jetë e mirë publike për bujqit e gjithë Myzeqesë, thelbit te ekonomisë bujqësore të Shqipërisë”.

“Qentë lehën boll edhe për këtë. Posaçërisht talebani kriminel që kurrë së beri një pune për njerëzit në kaq vite. Koha provon të vërtetën. Ja ku jemi, puna shkon përpara, nafta falas shkon tek bujku. Paditeni dhe këtë. Të marrë që besuan se mund të fitojnë veç po të ndërpritet puna. Puna nuk ndalet”, shprehet ai.