Vllaznia e Shkodrës ka arritur të mposhtë me rezultatin minimal 1-0 Skënderbeun e Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë duke mbyllur një sezon ku ka tejkaluar pritshmëritë me një trofe të merituar.
Ke qenë da Silva ai që në minutën ’39 pas një goditje të devijuar ka zhbllokuar rezultatin duke iu sjellë festën shkodranëve. Skënderbeu ka qenë në pozita mbrojtëse përgjatë pjesës më të madhe të lojës, por në etapat finale ka kërcënuar disa herë shkodranët. Barazimi u bë mision i pamundur pas Vangjel Zguro me një ndërhyrje krejtësisht të pavend ka dalë me karton të kuq, duke i sjellë kështu triumfin Vllaznisë.