Gini Wijnaldum te Barcelona, është punë e kryer. Lajmin e konfirmoi i pari Fabrizio Romano. Marrëveshja verbale është arritur, hollandezi po bashkohet me Blaugrana-t deri në qershor 2024. Ai pritet të nënshkruajë kontratën në ditët e ardhshme, teksa mësohet se ka reduktuar pagën në krahasim me atë që merrte te Liverpool. Wijnaldum do të mbërrijë në “Camp Nou” si lojtar i lirë.

U përfol për interesimin e Bayern Munich për të, por hollandezi dëshiron të nënshkruajë me katalanasit, ku do të gjejë trajner Ronald Koeman, si dhe hollandezë të tjerë në skuadër: De Jong dhe me gjasë Depay.