Të gjithë me zor po presim sezonin e pestë të “La Casa De PApel”. Katër sezonet e para të serialit më të famshëm kanë qenë “bombë” dhe kanë thyer rekord shikueshmerie në të gjithë botën.
Mirëpo, tani kur të gjithë mezi presin të shohin se çfarë ka planifikuar “mendja e profesorit”, ai i jep lamumirën serialit.
Alvaro Morte, i cili luan në serial rolin e Profesorit, përmes një video ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto pesë sezonë të serialit.
“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt, fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro në postim duke ngritur shumë pikëpyetje te ndjekësit.
Pas kësaj video të gjithë fansat kanë filluar të dyshojnë se ky mund të jetë sezoni i fundit i serialit ose Profesori do të largohet.