Para disa ditësh ndjekësit e Oriola Marashit dhe Eros Grezdës kanë vërejtur se dyshja nuk ndiqeshin më me njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”. Dyshja ka kohë që kanë qenë në lidhje dashurie, e cila u përfol se do të kurorëzohet edhe me fejesë.
Kështu lindën dyshimet se mes tyre mund të ketë pasur një krisje, e që këto aludime rezultojnë të jenë të vertëta sipas burimeve të ‘Panorama Plus’.
Miqtë e dyshes kanë konfirmuar se Oriola dhe Erosi janë ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. E që arsyeja e prishjes së tyre ka qenë distanca dha keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele.
Prej disa vitesh, ajo ka nënshkruar kontratë me firmën prestigjioze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.
Pas fejesës, Oriola dhe Erosi u vendosën për të bashkëjetuar në Kroaci, por këto kohë modelja po jeton në Itali. Për shkak të angazhimeve të saj profesionale si modele, Oriolës i është dashur të zhvendoset në shtetin fqinj, ku është shfaqur në shoqërinë e shumë miqve të huaj dhe vajzave të njohura. Madje ajo shpalosi edhe talentin e saj në këngë, duke performuar këngën “Shallow” të Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper përpara stafit të “Guess”.
Kujtojmë se Oriola dhe Eros kanë pasur edhe më herët shkëputje në marrëdhënien e tyre për shkak të disa debateve xhelozie. Megjithatë dyshja i lanë pas këto probleme dhe u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit.