Mourinho-Tottenham, pse arriti lamtumira e papritur? Ka shumë versione që qarkullojnë. I pari lidhet me rezultatet, megjithëse në kohën e shkarkimit, “Special One” ishte vetëm katër pikë larg zonës Champions dhe me një finale për të luajtur. Në vend të tij u gradua një trajner i ri, Mason, që tani e sheh veten 7 pikë larg vendit të katërt (zonës Champions). Versioni tjetër ishte përplasja me presidentin për çështjen e Superligës, me Mou që refuzoi të stërviste ekipin në protestë për marrëveshjen e “Spurs” për turneun e ri.

Versioni i fundit vjen nga Paul Stewart, shumë pranë klubit londinez, i cili tha për portalin “FootballFanCast”: “Ne ndoshta kemi bërë një hap prapa në dy vitet e fundit. Nuk e di pse klubi punësoi José vetëm për ta pushuar nga puna një javë para një finaleje të kupës. Tingëllonte qesharake, por nga sa më thanë ishte për shkak të parave dhe sa do të duhet ta paguanin atë, nëse i rendiste ‘Spurs’ mes katër më të mirëve në Premier League, ose fitonte një trofe”.