Nga Spanja kanë lëshuar një bombë merkatoje. Presidenti i ri i Barcelona-s, Joan Laporta, ka dëshirë të kthejë në Katalonjë Pep Guardiola-n.
Planet e numrit një të katalanasve është zbuluar nga El Chiringuito TV, duke shpjeguar se Laporta është me të vërtetë i fiksuar me dëshirën për ta kthyer trajnerin e Manchester City-t në Spanjë.
Presidenti është i bindur se mund ta bindë Pep të kthehet te Barcelona vitin e ardhshëm ose vitin pasues, duke lënë Koeman në drejtim të ekipit edhe për një sezon.