Los Blancos janë përsëri në treg për një trajner të ri, kurse tekniku argjentinas Mauricio Pochettino, që për momentin e drejton PSG-në, është synim i tyre. Real Madridi e ka bërë top synim Mauricio Pochettinon pasi Zinedine Zidane u largua 12 muaj para se t’i skadojë kontrata e tij. Edicioni i Goal në Spanjë ka shkruar se Los Blancos e kishin frikën që Zidane do të largohej para fundit të sezonit pasi që dukej i lodhur dhe gjërat kishin filluar t’i dalin nga kontrolli. Zidane tashmë është larguar zyrtarisht, kurse lajmet e fundit nga kryeqyteti spanjoll thonë se tashmë ata kanë filluar të shikojnë se kush do të jetë i aftë që ta pasojë atë në klub.

Emrat që lidhen me bankinën e Real Madridit-Mësohet se Massimiliano Allegri, ishte zgjedhja e parë e preferuar e tyre nga bordi i Los Blancos kur Zidane kishte treguar qëllimin e tij që do të largohej. Megjithatë, Juventusi duket se ka vepruar shpejt kundrejt rivalëve europian dhe pritet që ta fitojë këtë garë, me bardhezinjtë të cilët e njohin mirë atë.

Me këtë lajm, vëmendja e Madridit është kthyer kah Pochettino. Opsione të tjera për të cilat flitet janë edhe Antonio Conte dhe Raul, pasi që tekniku argjentinas që drejton Paris Saint-Germain momentalisht, është dëshira kryesore e Realit.

Pochettino nuk e ka fshehur asnjëherë faktin që drejtimi i skuadrës nga Santiago Bernabeu është një ëndërr për të, me jugamerikanin që ka një klauzolë në kontratën e tij.

A do të mund të vije Pochettino? Përderisa ka dëshirë nga të dyja palët për një marrëveshje, Pochettino e di që drejtimi i Madridit do të jetë një mundësi e artë për të, por arritja e një marrëveshje me PSG nuk do të jetë aq lehtë.

Argjentinasi është i lidhur me një kontratë me këtë skuadër deri në verën e vitit 2022 dhe duhet kompensim nëse ai dëshiron të largohet. Bisedimet janë planifikuar që të ndodhin në mes të përfaqësuesve të Realit dhe skuadrës franceze, e ku aty do të dihet çfarë do të ndodh.

Los Blancos e dinë që nuk janë vetëm ata që do ta kërkojnë Pochettinon. Goal ka arritur që të konfirmojë me anë të burimeve të veta që 49 vjeçari po ashtu është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra e Tottenham, 18 muaj pasi që ata i ndanë rrugët me të dhe emëruan Jose Mourinhon trajner.