Quhet “Immersive View” dhe është opsioni që Zoom ka nisur globalisht për t’i bërë videothirrjet e përdoruesve të tij më reale.
Deri në 25 pjesëmarrës mund të përfshihen në skenarë, të tilla si zyra dhe klasa shkollore, të pozicionuara, në sajë të inteligjencës artificiale, në një mënyrë proporcionale në sfond, me qëllim që të rikrijojnë një situatë sa më të afërt me atë që do të ndodhte në ambientet fizike.
“I shpallur në Zoomtopia 2020, pamja e re “Immersive” ju lejon të organizoni pjesëmarrës në webinar dhe folës në një sfond të vetëm virtual, duke krijuar një hapësirë kohezive të takimeve virtuale”, tha David Ball, specialisti i Marketimit të Produkteve të Zoom për prezantim.
Nuk kërkohet llogari e paguar dhe “Immersive View” është në dispozicion falas, si për përdoruesit, ashtu edhe me një plan “pro”, që lejon regjistrimin e më shumë minutave të një videothirrjeje dhe zgjerimin e numrit të përdoruesve të lidhur.