Antonio Conte nuk është më trajneri i Inter-it. Klubi dhe tekniku kanë vendosur të ndahen në mirëkuptim. Trajneri kërkonte 9 milionë euro për ndërprerjen e parakohshme të kontratës, por marrëveshja është arritur për 7.5 milionë.
Komunikata për shtyp e Inter:
“FC Internazionale Milano komunikon se ka gjetur marrëveshjen për prishjen e dyanshme të kontratës me trajnerin Antonio Conte. I gjithë Klubi dëshiron të falënderojë Antonio-n për punë e jashtëzakonshme të bërë, që ka arritur kulmin me fitoren e titullit të 19-të. Antonio Conte do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubi”.