Në muajin mars, këngëtari Trim Jetullahu humbi njeriun e tij më të dashur, babain. Nazmi Jetullahu ndërroi jetë në mes të muajit mars dhe këtë lajm e bëri të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram.
Sot kanë kaluar 3 muaj nga ndarja nga jeta e të atit dhe Trimi i ka bërë një dedikim shumë prekës në rrjete sociale. Ai shkruan se e ndjen shumë mungesën e të atit, njësoj si ditën e parë kur humbi të atin.
“3 muaj pa ty. Qona dhe flej me kujtimet që ki lan. Pom mungon energjia pozitive e jotja. Pom mungon muhabeti me ty që e kena bo çdo ditë. Kangt që i knojshum bashkë nëpër rrugët tona spom ngohen ma. Për mu je i pazëvendësueshëm, shihemi botën tjetër Naxi jem”, shkruan Trimi në një postim.
Ndërkohë ditën e djeshme ai zbuloi se ka bërë realitet ëndrrën e tij më të madhe. Këngëtari tha se ka blerë një shtëpi të re, të cilën duket se ai e ka ëndërruar prej kohësh.
“Ëndrrat bëhen realitet! Shtëpi e re! Faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan Trimi në postim.