Në 24 orët e fundit Greqia ka regjistruar 1,399 raste të reja me koronavirus si dhe 30 humbje jete. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkruar në 411,534, nga të cilët 51,2% janë burra.
Duke iu referuar rasteve të konfirmuara në 7 ditët e fundit, 40 janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 1,665 janë raste kontakti.
Kurse, me 30 rastet fatale të regjistruara ditën e sotme, bilanci total i viktimave shkon në 12.331 vdekje. 95.2% prej tyre kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç. Numri i pacientëve që janë intubuar është 381 (63.2% burra). Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç dhe 87.7% e tyre kanë sëmundje shoqëruese dhe/ose janë mbi 70 vjeç.
Mosha mesatare e rasteve është 43 vjeç (0,2 deri 106 vjet), ndërsa mosha mesatare e atyre që kanë ndërruar jetë është 78 vjeç (0,2 deri 106 vjet)