Introvert, të largët, të ndrojtur dhe të turpshëm. Ata e kanë siklet përballjen me njerëz dhe situata. 4 shenja të zodiakut i përshtaten më mirë këtij përshkrimi.
Demi-Janë shoqërisht të vështirë dhe nuk i kanë qejf takimet e mëdha me shumë njerëz e sidomos të panjohur.
Ujori-Ujorët janë ëndërrimtarë. Ata jetojnë në botën e tyre. Nuk u intereson nëse u konsiderojnë si të çuditshëm, sepse janë në botën e tyre.
Bricjapi-Bricjapët nuk përzihen me njerëz të tjerë dhe qëndrojnë vetëm, të humbur në mendimet e tyre. Ata ndihen të frikësuar nga njerëzit e tjerë dhe shpesh i gjykojnë.
Peshorja-Peshoreve u duhet kohë të hapen para njerëzve. Ata nuk bëhen lehtë miqësorë me të tjerët. Janë gjithashtu njerëz privatë që nuk i pëlqejnë të tjerët që i vënë në dyshim mënyrat e tyre të jetës. Kështu, ata priren të qëndrojnë larg njerëzve për të shmangur konfrontimet.