Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është rikthyer sot në ambientet e radios ku nisi punë për herë të parë, Top Albania Radio.
Rikthimi në Top Albania Radio e ka emocionuar Arbanën, e cila ka postuar disa video ku shfaqet e përlotet teksa tregon ambientet.
Moderatorja ka treguar se rrugëtimi i saj në Top Albania Radio ka nisur 22 vite më parë, në vitin 1999 në një audicon të mbajtur më 3 korrik. Ajo sugjeron që radio të jetë në guidat e qytetit për çdo turist dhe të ri që vjen në kryeqytet, për ta vizituar dhe parë nga afër historinë shumë vjeçare të saj.