Arsenal ka nisur kontaktet për Alexander Isak të Real Sociedad. 21-vjeçari po luan në Euro 2020 me Suedinë dhe, pavarësisht se nuk ka shënuar asnjë gol, ka dhënë një asist dhe ka bindur në rolin e numrit 9 në ndeshjen hapëse të barazuar kundër Spanjës.
Sipas AS, Real Madrid i është bashkuar klubi londinez në garën për të siguruar su lmu esin. Lojtari përfaqësohet nga Universal Sport Group, e njëjta agjenci që kujdeset për interesat e Luka Modric, një fakt ky që mund t’i japë një avantazh të madh 13 herë kampionëve të Europës.
Los Blancos janë informuar se Isak beson se është gati për hapin e madh në karrierë dhe kartoni i tij do të kushtonte shumë më pak se ai i Kylian Mbappe ose Erling Haaland.
Arsenal ka kontaktuar përfaqësuesit e Isak, duke i informuar se nëse lojtari është i interesuar të luajë në Londër, do të bëjnë gjithçka është e mundur për ta marrë në Emirates. Real Sociedad kërkon 70 milionë euro për kartonin e su l muesit.