Rinovim tek Arsenali. Me anë të një postimi në Twitter, klubi londinez lajmëron rinovimin me Kieran Tierney, mbrojtësin e majtë skocez, i cili luan edhe në qendër të prapavijës.

24-vjeçari merr lajmin e mirë pas eliminimit nga Euro 2020 me kombëtaren e tij. 27 milion euro pagoi Arsenali te Celtic për kartonin e lojtarit anësor dy vite më parë.

Tierney, një nga të paktët lojtarë që ka treguar vlera në dy sezonet e fundit me “Topçinjtë”, do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Premier League deri në verën e vitit 2026.

“Lajm fantastik për ne. Kënaqësi e madhe që do të vazhdoj të punoj me Tierney. Cilësia, energjia, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij, jo vetëm në ditët e ndeshjes por çdo ditë në stërvitje, janë gjithmonë në nivel të lartë“, deklaroi trajneri Mikel Arteta.