Protagonist i një penalltie të gabuar me Kilin e tij në barazimin 1-1 kundër Argjentinës në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës, Arturo Vidal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për sa i takon merkatos. Në fund të ndeshjes kundër bardhekaltërve, mesfushori i Inter-it ka folur për të ardhmen e tij.
Luftëtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur një ditë për Club America, skuadër meksikane. Duke folur për TDUN, Vidal ka thënë: “Kam thënë gjithmonë se më pëlqen Meksika, më pëlqen Club America, shpresoj që një ditë të më jepet kjo mundësi. Por theme dhe se duhet të ketë një interes nga të dy ja palët dhe se tani jam tek Inter-i”.
Kontrata e tij me zikaltrit skadon pas një viti dhe mbetet për t’u kuptuar nëse do të krijohen kushtet për t’u larguar menjëherë, apo nëse ëndrra e Vidal do të duhet të presë edhe pak.