Para 1 muaji, Tuna i surprizoi të gjithë, teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të dytë. Ajo publikoi në Instagram foto të saj nga materniteti, të shkrepura gjatë lindjes së fëmijës. Këngëtarja zbuloi se u bekua sërish me një djalë, që e ka pagëzuar me emrin Zen.
Por përveç ëmbëlsisë së vogëlushëve, të gjithë vunë re se Tuna ka forma perfekte trupore edhe pse ka kaluar vetëm 1 muaj nga lindja. Sot ajo ka zbuluar për të gjithë sekretin se si ka arritur të humbasë peshë kaq shpejt dhe t’ju rikthehet linjave të saj.
Këngëtarja ka treguar se ka nisur të marrë mësime për “pole dance” dhe falë kësaj ka arritur format që ka sot. “Muaji i parë pas lindjes. Aftësitë nuk duken dhe aq keq”, ka shkruar Tuna përkrah videos ku shihet duke kërcyer.
“Pole dance” njihet edhe për humbjen në peshë, sepse si aktivitet ndihmon në humbjen e kalorive dhe në krijimin e muskujve.