10 vite me Besëlidhjen, gati 200 ndeshje në Kategorinë e Parë, dhe tani vjen momenti për të shtrënguar duart.

Klejdi Dibra, mbrojtësi shkodran që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te lezhjanët, ka njoftuar largimin nga Besëlidhja.

Dibra ka qenë pjesë e rëndësishme e lezhjanëve në këto vite dhe tani pritet të nisë një eksperiencë tjetër.