Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar për herë të parë humbjen në zgjedhjet 2020 të mërkurën në mbrëmje.
Ish presidenti, në një intervistë të gjerë me Sean Hannity, pranoi më në fund se Joe Biden e kishte mundur atë.
“Ne supozoheshim të fitonim lehtësisht, 64 milion vota. Ne morëm 75 milion vota dhe nuk fituam, por le të shohim se çfarë do të ndodhë me këtë.”-tha Trump.
Donald Trump të mërkurën në mbrëmje u shfaq në emisionin Fox Neës të Sean Hannity dhe për herë të parë pranoi se ai kishte humbur zgjedhjet e Nëntorit. Ish presidenti dënoi trajtimin e vendit të pasardhësit të tij në muaj në muajin janar dhe tha se ishte i sigurt se shumë votues pendoheshin që kishin votuar për Joe Biden.